spot_img
spot_img

Familja Muzaqi nga Vushtrria kërkon ndihmë për shërimin e nënës: I duhet të sigurojë edhe 90 mijë euro për trajtimin në Turqi

Familja Muzaqi nga Vushtrria po përballet me situatë të dhimbshme pasi nëna e tyra po vuan nga sëmundja e rëndë e njohur si Leukemi Akute.

Për shkak se trajtimi është i shtrenjtë, shuma e nevojshme është e papërballueshme për familjen. Asaj i nevojiten 185 mijë euro si kosto fillestare ku 95 mijë euro mbulohen nga Ministria e Shëndetësisë por familja ngarkohet me pjesën e mbetur.

Për shkak të kësaj situate, familja është detyruar të kërkojë ndihmë nga vullnetmirët.

Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë mund ta bëjnë përmes këtyre të dhënave:

* Emri: Nysret Muzaqi
* IBAN: XK051905012982021195
* SWIFT/BIC: NCBA XK PR
* Kontakt: +383 44 384 737

Familja Muzaqi ka falënderuar të gjithë ata që do të ndihmojnë me donacione, lutje apo shpërndarje të këtij apeli./MitrovicaSOT

TË FUNDIT

TË FUNDIT