Një aksident trafiku është regjistruar sonte në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, ku një veturë ka përfunduar e përmbysur në rrugë.
Bëhet fjalë për një vetaksident, ndërsa rrethanat që kanë çuar deri te humbja e kontrollit mbi automjetin ende nuk janë bërë të ditura.
Nuk ka ende të dhëna zyrtare nëse ndonjë person ka pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.
Policia e Kosovës pritet të dalë me më shumë detaje lidhur me rastin pas përfundimit të veprimeve në vendngjarje.
/GazetaSinjali/



