Vetura e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, sot është përfshirë në një aksident zinxhriror në Tiranë ku po qëndron ai.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhka, ku tha se aksidenti ka qenë i lehtë, njofton Klan Kosova.
“Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje të lehtë zinxhirore në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas agjendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”.
Kurti në Tiranë ka shkuar për të festuar fitoren e tij nga zgjedhjet e 6 tetorit me mbështetësit atje.