14.8 C
Mitrovice
E premte, 26 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Vazhdon kontrabanda me barna, Kosova ka vetëm 10 ispektorë për 1200 subjekte farmaceutike

Kontrabanda e barnave në Kosovë po vazhdon të jetë ende problem i freskët. Ndonëse kjo dukuri është në rritje, Kosova aktualisht ka vetëm 10 inspektorë për 1200 subjekte farmaceutike, ndërsa ekspertët po thonë se ndryshimi i madh i çmimeve të barnave po e stimulon kontrabandën, shkruan Gazeta Metro.

Mbi 50 për qind e barnave kanë rezultuar të kontrabanduara në rastet kur inspektorët farmaceutikë kanë kryer inspektime. Ndryshe kontrabanda me barna është një dukuri që ndodh prej vitesh.

Kjo është si rrjedhojë e mungesës së ligjit që e përcakton çmimin e barnave në vend. Profesionistë të fushës së farmaceutikës thonë se kontrabanda me barna është e rrezikshme për shëndetin publik, për shkak se në transportin e tyre nuk ka siguri të ruajtjes së zinxhirit të furnizimit.



Kryetari i Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi, tha për Radio Kosovën se kontrabanda rrezikon kualitetin e tyre, por që ndryshimi i madh i çmimeve të barnave e stimulon në një mënyrë kontrabandën.

“Produktet e caktuara që vijnë në Kosovë, pra sillen nga distributorë të caktuar , vendosen çmime që janë shumëfish më të larta në rajon. Andaj kjo më pas i shtyn që persona të ndryshëm të kontrabandojnë të njëjtat barna që i marrin nga rajoni, dhe i sjellin në Kosovë në mënyrë ilegale’’, tha Jakupi.

Barnat si produkte, mund të kontrabandohen shumë lehtë, për shkak se sasia e tyre mund të jetë e vogël, por vlera shumë e madhe.

Inspektorët farmaceutikë janë ata që herë pas herë dalin në terren për të inspektuar nëse barnat janë në nivelin e duhur.

Por Kosova ka rreth 10 inspektorë për 1200 subjekte farmaceutike në gjithë Kosovën. Andaj inspektimi është mjaft i mangët. Megjithëkëtë, sa i përket kontrabandës, përqindja e barnave të kontrabanduara në rastet e inspektuara ka shkuar deri në 50 për qind. Kështu tha kryetari i Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi.

’për sa i përket kontrabandës, në rastet e inspektimit është gjetur deri në 50 për barna të kontrabanduara. Pra, kjo nuk është shifër e të gjitha barnave që hyjnë në Kosovë, por vetëm atyre barnave të inspektuara’’, tha Jakupi.



Ndërkaq Shkumbin Jusufi, farmacist, tha se mos unifikimi i çmimeve të barnave në Kosovë, ka bërë që rrjedhimisht të kontrabandohen ato, në mënyrë që çmimi i tyre të dalë më i lirë për farmacistin. Ai e sheh si një problem madhor, për shkak se po dëmtohet profesioni i farmacistit në vend.

“Për arsye të mungesës së regullativës së çmimit të barnave, ato janë më të shtrenjtat në rajon, dhe normalisht më pas qarkullon mall i kontrabanduar. Andaj ky është një problem i madh’’, tha ai.

Sidoqoftë, ajo që ka ndikuar prej vitesh në shtimin e rasteve të kontrabandës me barna në Kosovë, është numri i pamjaftueshëm i barnave të regjistruara dhe mungesa e unifikimit të çmimeve.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT