15.7 C
Mitrovice
E premte, 20 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Trepça vazhdon me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll

Trepça ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll.

Në kuadër të javës së shtatë, mitrovicasit shënuan fitore të vështirë ndaj Drenicës në Drenas me vetëm një gol dallim, 24:23, transmeton Klan Kosova.

Pas pjesës së parë Trepça kishte gjashtë gola epërsi, 16:10. Në fillim të pjesës së dytë Drenica kishte seri të mirë dhe rezultati u barazua në 16:16 në minutën e 43-të. Prapë kishte barazim në minutën e 46-të (18:18), por sërish mitrovicasit kaluan në epërsi.

Në minutën e 53-të rezultati u barazua në 20:20, por mitrovicasit sërish kthyen epërsinë prej një apo dy gola dhe e mbajtën deri në fund.

F.Cimili me 9 gola ishte më efikasi te Trepça. Te Drenica u dalluan K. Kastrati e P. Zekaj me nga 6 gola.

Ndërsa në Podujevë, Kastrioti i Ferizajt ka fituar kundër Llapit me rezultat bindës, 46:29. 20:15 për Kastriotin ishte rezultati i pjesës së parë.

A.Dugolli e L. Shabani shënuan nga 9 gola për ferizajasit. Te Llapi Havolli e Hoxha kishin nga 7 gola të shënuar.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT