-1 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Trepça ’89 i kthehet fitores, mposht Ferizajn

Trepça ’89 ka fituar me rezultat minimal ndaj Ferizajt në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Superligën e Kosovës.

Minatorët i janë kthyer fitores në kampionat, pas dy humbjeve dhe një barazimi nga tri ndeshjet e fundit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve të krijuara gjetën edhe golin.

Ishte Ardian Shaljan (17′), i cili në tentim për ta larguar topin e qëlloi drejt portës së tij për të shënuar autogol dhe epërsinë e vendasve 1-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e baraspeshuar, por asnjëra skuadër nuk arriti të gjej golin dhe 89-shi fitoi me rezultatin e pjesës së parë.

Pas kësaj fitore, Trepça ’89 renditet në pozitën e tete me 13 pikë, ndërsa Ferizaj i nënti me nëntë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Minatorët udhëtojnë te Gjilani, ndërsa ferizajasit e presin Dritën. /Telegrafi/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT