7.1 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Tomë Gashi: Qëllimi ishte ta shpallnin VV-në organizatë terroriste

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se qëllimi i fajësimit të Astrit Deharit për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës ka qenë për shkak se partitë tjera dëshironin të e shpallin VV-në si organizatë terroriste.

“Të gjitha partitë pa dallim kishin dalë me deklarata. Qëllimi ishte të largohej VV-ja nga skena politike”, ka thënë Gashi në emisionin Pressing në T7.

“Qëllimi ishte ta shpallnin VV-në si organizatë terroriste”, shtoi ai.

Tutje Gashi ka shtuar se raporti i ekspertizës e heq mundësinë e vetëvrasjes nga ana e ish-aktivistit të VV-së.

“Së pari që shishe e pllastikës të qëndronte ashtu në gojën e tij nuk ishte normale. Vetë instikti njerëzor nuk e lejon këtë dhe këtë e ka konfirmuar edhe raporti”

Po ashtu Tomë Gashi thotë edhe se asnjë institut mjekësor, duke përfshirë ato në Kosovë, asnjëherë nuk kanë thënë se Dehari ka bërë vetëvrasje.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT