15 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Thaçi takohet me Macronin – flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka takuar homologun francez, Emmanuel Macron, në Pallatin Elise.

Thaçi ka thënë se ia ka konfirmuar Macronit se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara, njofton Klan Kosova.

“Pritja e presidentit Macron në Pallatin Elise, ku zhvilluam një takim bilateral dhe biseduam për perspektivën euroatlantike, për dialogun me Serbinë, për forcimin e paqes dhe të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor. Presidentit Macron ia konfirmova se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”.

“Marrëveshje e Paqes garanton më shumë mundësi për zhvillim dhe për jetë më të mirë, si më shumë prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Faleminderit për mbështetjen, president Macron!”.

Thaçi ka thënë se ia ka konfirmuar Macronit se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara, njofton Klan Kosova.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT