Në orën 03 55 një tërmet i fuqishëm ka goditur Kosovën. Epiqendra e këtij tërmeti ishte në Shqipëri, Durrës dhe kishte një magnitudë prej 6,3 shkallësh, raporton GazetaBlic. Lidhur me tërmetin në Kosovë ka reaguar edhe Ambasadore e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, e cila në një postim në Facebook ka shkruar, “Po më tmerrojnë deri në palcë këto postimet për termet në Kosovë! Shpresoj krejt jeni mirë”, shkruan Çitaku. GazetaBlic do t’ju mbajë të informuar për çdo gjë në vazhdim.