Situatë e ngjashme meteorologjike në Kosovë do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kjo situatë stabile vie si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbeten të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit, ku për pasojë do të kushtëzojnë mot me diell.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, drejtimesh të ndryshme. Kjo gjendje stabile e motit do të vazhdoj edhe për 6-8 ditë, ku më pas pritet ç’rregullim i motit, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe kushte për reshje shiu”, njofton IHMK, transmeton Klan Kosova.