19.5 C
Mitrovice
E hënë, 13 Korrik, 2026
spot_img
spot_img

Suspendohen 4 infermiere dhe një teknik pas skandalit në Pediatri

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se janë marrë masa administrative ndaj katër infermierëve dhe është suspenduar një punëtor i shërbimeve teknike, pas raportimit të një qytetareje në lidhje me trajtimin që i është bërë në Klinikën e Pediatrisë.

Një nënë ka ndarë përvojën e saj gjatë shtrimit të djalit të saj dy vjeçar, i cili kishte pasur prej ditësh të vjella dhe diarre. Për shqetësimet e saj se u përball me pritje për pranim në repart e vështirësi gjatë vendosjes së kanilës, QKUK-ja thotë se pas formimit të një komisioni ad-hoc për të hetuar në plotëni këtë rast, është marrë vendimi për shqiptim të masave administrative ndaj katër infermierëve.

“Ndërkaq, për të mundësuar zhvillimin e paanshëm të hetimit administrativ lidhur me pretendimet për trajtimin e pacientit, komunikimin dhe sjelljen e stafit, janë ndërmarrë masa të përkohshme administrative ndaj katër (4) infermierëve”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, qytetarja në fjalë postimit ia kishte bashkangjitur edhe disa fotografi ku tregohej gjendja e shtretërve me njolla, mungesa e mbulesave të shtratit dhe gjërat elementare të higjienës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT