14.9 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Stadiumi kombëtar, në Korreticë apo në Bërnicë?

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i konsideron absurde deklaratat për ndërrimin e lokacionit të stadiumit.

Zhurmë e madhe po bëhet rreth ndërtimit të  stadiumit nacional të Kosovës.

Gjithë kjo po bëhet pasi që dy partitë që kanë qenë në opozitë por që kanë fituar zgjedhjet, janë pajtuar që ky objekt të mos ndërtohet në Korreticë të Drenasit.

Paraprakisht qeveria që është në dorëheqje kishte vendosur që Stadiumin Kombëtar, ta zhvendos nga Bërnica e Prishtinës për në Drenas.

Ndërkohë gjërat duket se kanë ndryshuar ende pa u themeluar qeveria e re.

Në këto hapësira në fshatin Bërnicë tashmë sipas dakoridimit të LDK e VV-së, duhet të ndërtohet stadium.

Këtë gjë po e mirëpresin banorët e kësaj zone.

“Për mendimin tim, Bërnica se i takon kryeqytetit stadiumi. Në Prishtinë se i takon stadiumi. Ma i përshtatshëm ma i sigurt ma normal për vend tonë më i mirë është se i takon kryeqytetit. Çka ka me lyp stadioni në Drenicë?”, ka thënë Nazmi Makolli.

Njëjtë mendon edhe banori tjetër, Ahmet Pllana.

“Ne 2014 Kuvendi i Kosovës e ka aprovu mu maru ne Bërnicë, e këta tjerët në 2017 e rrotulluan thane jo në Drenicë. E tash duhet ku kanë thënë me së pari”.

Por, idenë për ndryshimin e lokacionit për ndërtimin e Stadiumit, e konisderon absurde ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë e Sportit  Kujtim Gashi.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT