10.9 C
Mitrovice
E hënë, 23 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Sot mot me turbullira dhe me reshje shiu

Dita e premte do të karakterizohet me mot të turbulluar dhe intervale të shkurta me diell.

Në orët e para të ditës në disa vende do të vazhdojnë reshjet e shiut, por me intensitet të dobët kryesisht në lindje dhe disa pjesë të kufizuara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, fushat barike paralel me ato termike do të shënojnë rritje të lehta duke bërë që pjesa e dytë e ditës të mbajë e qetë dhe relativisht e ngrohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugu dhe jugperëndimi. Sipas IHMK-së, këto reshje të parashikuara për këto ditë nëntori kanë ndikuar sado pak në rritjen e niveleve të ujit në liqenet akumuluese dhe në fushën e bujqësisë.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme pothuaj për të gjitha kategoritë e njerëzve, meqë në fushat barike kemi vlera rreth normales. Temperaturat minimale dhe maksimale, për ditën e sotme, në qendrat kryesore të Kosovës mund t’i shihni më poshtë:

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT