28 C
Mitrovice
E diel, 12 Korrik, 2026
spot_img
spot_img

Shpëtohet 67-vjeçari që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

Një pushues 67-vjeçar është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të vrojtuesit të plazhit.

Sipas informacioneve, 67-vjeçari u nxor nga deti në gjendje kritike, pa puls dhe pa frymëmarrje.

Vrojtuesi i plazhit, Besfort Gjoklaj, ndërhyri menjëherë duke e nxjerrë nga uji dhe duke i dhënë ndihmën e pare, derisa pas përpjekjeve të tij pushuesi rifitoi shenjat jetësore.

Më pas, 67-vjeçari iu dorëzua ekipit të Urgjencës, i cili e transportoi drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm.

TË FUNDIT

TË FUNDIT