22.5 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Reagon Këshilli i Prindërve: Mos manipuloni me nxënësit për interesa

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar pas publikimit të një fotografie ku nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Motrat Qiriazi”, në Prizren mbanin në duar të flamurit të Turqisë.

Këshilli këtë veprim e konsideron të papërgjegjshëm nga ata që kanë manipuluar me nxënësit.

Këshilli bën thirrje tek secili qytetar i cilësdo përkatësie etnike , që të mos manipulojnë me nxënësit për interesa çfaredo qofshin ato.

“Nxënësit shkollën e kanë vend edukimi e arsimimi, asgjë më shumë. Prandaj Këshilli i Prindërve të Kosovës, u bënë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masat që i parasheh ligji “- thuhet në reagimin e këtij Këshilli.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT