Milot Rashica po impresionon me paraqitjet e tij me Werder Bremenin dhe Përfaqësuesen e Kosovës. Prandaj, mesfushori kosovar është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane
Paraqitjet impresionuese me Werder Bremenin dhe Përfaqësuesen e Kosovës mund ta shpërblejnë Milot Rashicën, shkruan Gazeta Express.
Mesfushori kosovar ka nisur të bëhet objektiv i klubeve të njohura evropiane.
Ditë më parë, mediat italiane raportonin se interesim për përfaqësuesin kosovar kishte shfaqur Milani, i cili e donte qysh në janar.
Ndërkaq, sot tabloidi gjerman “Bild” shkruan se për futbollistin vushtrrias janë interesuar edhe dy klube të tjera.
Bëhet fjalë për dy klubet tjera të Bundesligës, Schalke dhe Red Bull Leipzig.
23 vjeçari ishte njëri prej lojtarëve më të mirë të kampionatit gjerman që kur iu bashkua Werderit nga Vitesse në vitin 2018.