Pas dy humbjeve në BIBL, “Vreshtarët” i janë rikthyer fitoreve.
Nënkampionët aktual kosovar mposhtën Trepçën si mysafir me rezultat 69-80, shkruan GazetaBlic.
Kjo ishte fitorja e pestë e “bardhë e kaltërve” në këtë edicion, krahas edhe një humbjeje nga Feronikeli, humbje kjo e diskutuar gjatë, për shkak të atyre pikëve të mos-pranuar nga FBK-ja.
Ndërkaq në fundjavë, Rahoveci do të ketë punë pak më të vështirë, pasi e pret Ponte Prizrenin, megjithëse vendasit llogariten favorit.
Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat të dielën në palestrën “Mizahir Isma”, palestër kjo që dy vitet e fundit ka qenë vatër e spektaklit të këtij sporti në vendin tonë.
/GazetaBlic/