21.2 C
Mitrovice
E hënë, 29 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Presidentja e Sllovenisë: Uroj që të jetoj derisa ta shoh Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë.

Në konferencën për media pas takimit me Osmanin, Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar tha se përderisa dialogu vazhdon ka një dritë të hapur.

“Sot dëgjova se çfarë do bëjnë gratë nëse bota do ishte më e barabartë. Përderisa dialogu vazhdon ka një dritë të hapur. Jam e sigurt se Prishtina dhe Beogradi do gjejnë një rrugë të përbashkët për hir të popullit. KiE-ja ka të bëjë deh është në shërbim të popullit në fund të fundit për shqiptarët e Kosovës”.

Presidentja sllovene tha se u ‘trondit’ kur dëgjoi nga presidentja e vendit, se Kosova nuk ka qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“U trondita që sot Vjosa më tha se Kosova nuk ka qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo është e padrejtë ne do iu mbështesim tutje. Nëse keni shtet të fort ekonomikisht do keni shtet të fortë edhe për mirëqene sociale. Sot jemi partneri i 7-të që investojmë në Kosovë dhe jam e kënaqur që Sllovenia investon në vendin tuaj. Uroj që Kosova të hyjë në KE, hapi tjetër është në BE. Uroj që të jetojë derisa ta shoh Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, është shprehur Presidentja e Sllovenisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar mbështetje për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, e në organizatat tjera ndërkombëtare.

Pas takimit me homologen e saj sllovene, Nataša Pirc Musar, Osmani tha se ky shtet e ka ndihmuar Kosovën që nga shpallja e Pavarësisë, ndërsa tha se raportet janë të shëndosha.

“Raportet me Slloveninë nuk janë vetëm miqësore por datojnë nga vitet e 90-ta. Sllovenia ka mbështetur Kosovën edhe pas vitit 99’ me prezencën e trupave te KFOR-it që kanë shfaqur me shumë stabilitet e siguri në rajonin tonë. Ka njohur pavarësinë dhe që nga atëherë kemi arritur të zhvillojmë raporte bilaterale, si ekonomi, shëndetësi dhe fusha tjera. Ne synojmë që të anëtarësohemi në NATO. Vota e nesërme në Asamblenë Parlamentare në Këshill të Evropës, pastaj vota në Komitetin e ministrave janë vota pro të drejtave të njeriut që do të fuqizojnë qytetarin e Kosovës pas dallim religjioni”, ka thënë Osmani.

“Rruga e Kosovës është e qartë, ne synojmë anëtarësimin në BE, NATO dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare ku ndajmë vlera të përbashkëta. Qytetarët e Kosovës janë po aq evropian dhe kontribuojnë drejt kësaj rruge. Faleminderit për prezencën tuaj në këtë forum”, u shpreh Osmani.

Ndryshe, edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, ka filluar sot dhe do të zgjasë për dy ditë.

Në këto dy ditë në Kosovë do të jenë prezentë personalitete të ndryshme nga disa shtete të botës.

Tema kyçe e edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë pritet të jetë dhuna seksuale gjatë luftës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT