18.6 C
Mitrovice
E enjte, 16 Prill, 2026

Policia sekuestron armatim në Zubin Potok, Sveçla: Nuk do të ketë tolerim për kërcënime ndaj sigurisë

Pas bastisjeve të zhvilluara në gjashtë lokacione në Zubin Potok, Policia e Kosovës ka sekuestruar sot sasi të ndryshme armatimi, pajisje të komunikimit si radiolidhje, një granatë dore, uniforma ushtarake si dhe 213 copë municion.

Sipas autoriteteve, provat e siguruara gjatë këtij operacioni dëshmojnë përpjekje të vazhdueshme për veprimtari të kundërligjshme, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin në vend.

Institucionet e sigurisë kanë bërë të ditur se do të reagojnë me vendosmëri ndaj çdo individi apo grupi që përmes veprimeve kriminale paraqet kërcënim për rendin kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve.

Rendi, ligji dhe siguria në Republikën e Kosovës mbeten prioritet institucional, ndërsa çdo veprim që cenon këto parime do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe pa kompromis.

TË FUNDIT

TË FUNDIT