Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga kjo parti për çështjen e krizës energjetike.
Qeveria sot e ka ndaluar tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe të energjisë, për shkak të, siç tha, vendimit të Serbisë për t’i mbajtur të bllokuara linjat ndërkufitare për tregtim.
“Dmth paskemi ble rryme nga Serbia dhe prape kemi mbete pa rryme. Dy here deshtim. Dy here gabim”, shkroi Kraki në një postim në Facebook.
“A mos ka ardhe koha me fillu me u mesu me pergjegjesine morale si koncept edhe ne politiken e Kosoves?”, shtoi deputeti i LVV-së.
Dikush është fajtor, thotë Kraki.
“Sepse asnje fajtor, asnje pergjegjes pavaresisht çka ndodhe ne kete vend, seriozisht nuk shkon”, shkroi ai.




