9.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Policia asiston në rrëzimin e një objekti të nisur për xhami në Shkabaj

Policia ka asistuar inspektorët komunal në objektin në të cilin u nis si xhami një xhami në fshatin Shkabaj të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha se një person është shoqëruar në Polici.

Ahmeti tha se personit të shoqëruar në Polici i është shqiptuar gjobë, pasi ka penguar zyrtarët e komunës.

“Policia ka asistuar inspektorët komunal. Për detaje adresoni pyetjet në komunë, ndërsa sa i përket pjesës policore për shkak të pengimit të zyrtarëve të komunës një personit është shoqëruar në stacion policor dhe i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha Ahmeti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT