Bregdeti i Shëngjinit është kthyer në destinacionin më të pleqyer të mijërave shqiptarëve të Kosovës por edhe turistëve të huaj.
Gjatë muajit gusht numri i pushuesve në Shëngjin ka njohur rritje të konsiderueshme. E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune është e populluar, ku dominojnë si çdo vit shqiptarët e Kosovës.
Përveç ujit të kristaltë dhe rërës kurative, pushuesit vlerësojnë cilësinë e shërbimeve në Shëngjin, ndaj dhe janë frekuentues të rregullt të kësaj zone turistike.
‘Po vlojnë njerëzit, kanë ardhur!’– u shpreh një turist.
‘Që katër ditë jam këtu, mirë shumë. Uji shumë mirë. Nuk është shtrenjtë që po thonë! Çadra është 10 euro.’– tha një turist.
‘Më pëlqen këtu banoj, kam banesën këtu.’- u shpreh një turist tjetër.
Hotelet po punojnë me kapacitet të plotë dhe i gjithë muaji gusht është i pronotuar thonë operatorët turistik në Shëngjin.
Me një vije bregdetare 26 km bregdeti i Lezhës është një nga qendrat më të vizituara të bregdetit të Adriatikut, ndërsa objektivi i pushtetit vendor dhe biznesit vendas është zgjatja sa më shumë e sezonit turistik.




