spot_img
spot_img

Pesë minuta në ring, miliona euro në xhep- Ja sa fituan Nelson Hysa dhe Agit Kabayeli për dy raunde në Gjermani

Nelson Hysa pësoi humbjen e parë në karrierën e tij profesionale në boks, duke dështuar të bëhej kampion i peshave të rënda. Boksieri shqiptar u detyrua të dorëzohej pas vetëm pesë minutash përballje me Agit Kabayel, për shkak të një dëmtimi.

Megjithatë, përballja në Duseldorf rezultoi të ishte shumë fitimprurëse për rivalin e tij. Sipas gazetës gjermane “Bild”, Kabayel ka arkëtuar deri në 7 milionë euro nga kjo ndeshje.

Boksieri kurd raportohet se ka përfituar 60 për qind të të ardhurave nga shitja e biletave dhe transmetimet me pagesë. Pagesa e tij bazë ishte rreth 3.6 milionë euro, ndërsa përfitimet shtesë e kanë çuar shumën totale në shifra marramendëse.

Në anën tjetër, për Hysën raportohet se pagesa bazë ishte rreth 450 mijë euro, sipas platformës “Pursue Payouts”. Megjithatë, nuk ka të dhëna të konfirmuara për përfitime të tjera financiare të boksierit shqiptar.

Në stadiumin e Duseldorfit, për këtë përballje ishin të pranishëm rreth 53 mijë tifozë.

Hysa pas ndeshjes deklaroi se ishte afër ta nokautonte Kabayelin, pasi pretendon se nga goditja e tij, kurdit i “ikën sytë”, por ky i fundit e lëndoi tek bërryli, duke bërë që ta “hedhë peshqirin”.

Kësisoj, Kabayel mbeti si kampion i botës ndërsa fatkeqësisht shqiptari shijoi humbjen e parë të karrierës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT