Boksieri shqiptar, Nelson Hysa është gati për përballjen me Agit Kabayel, për titullin e kampionit të botës WBC në peshat e rënda, shkruan Reporteri.net.
Dueli pritet të nis rreth orës 23:00.
Dueli do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën DAZN.
Hysa, 42-vjeçar, hyn në këtë përballje me një rekord mbresëlënës prej 25 fitoresh në po aq ndeshje, 23 prej të cilave i ka fituar me nokaut.
Fitorja ndaj Kabayelit do të kishte rëndësi historike, pasi Hysa do të bëhej boksieri i parë shqiptar që fiton titullin e kampionit botëror në kategorinë e peshave të rënda.
Një triumf i tillë do ta bënte edhe më të veçantë 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.




