Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka kritikuar Qeverinë Kurti për të gjeturat e Raportit të Progresit të Komisionit Europian për Kosovën.
“Për pushtetin e sotëm, për besë, a ka ma marre sesa ju me krahasu veten me ata të vitit 2014. 2015, 2016…Krahasoni me veten. Krahasoni veten me vetveten tuaj të vitit paraprak. Dhe për këtë shërben Raporti”.
Ajo tha se raporti “na tregon se vendi jonë nuk ka arritur të shënojë përparimin e nevojshëm, përparimin e premtuar, apo në rastin tuaj, përparimin e propaganduar”.
“Përfundimi më shqetësues është në disa fusha që janë më themelore në jetën e qytetarëve, Kosova s’ka shënuar asnjë përparim”.
Osmani tha se te funksionimi i gjyqësorit, për vitin 2025, nuk ka progres dhe tha se edhe pas gjashtë vitesh në pushtet, Komisioni Europian flet për ndikime politike në sistemin e drejtësisë, “që vazhdojnë të jenë pengesë serioze në paanshmërinë e këtij sistemi”.
“Shumë më lehtë të shpallësh luftë ndaj së të kaluarës sesa të ndërtosh institucione të pavarura në të tashmen”.
Osmani theksoi më pas edhe të gjeturat e Raportit për luftën ndaj korrupsionit ku pati tha se rastet e korrupsionit të nivelit të lartë shënuan rënie të vendimeve e dënimeve në Kosovë dhe se mungon strategjia për luftimin e korrupsionit.
“Gjashtë vjet dhe strategjia askund”./Express/



