spot_img
spot_img

Deputetja e VV-së: Rashiç nuk e përfaqëson shtetin e Kosovës

Kryeziu-Hyseni ka thënë se qëndrimi i Vetëvendosjes për Asociacionin është i njohur, ndërsa çdo deklaratë që bie ndesh me të nuk e përfaqëson qëndrimin e shtetit të Kosovës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka kundërshtuar deklaratat e ministrit Nenad Rashiq lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se ato nuk përfaqësojnë qëndrimin e Republikës së Kosovës.

Në “Politiko”, Kryeziu-Hyseni ka deklaruar se nëse Qeveria aktuale do të kishte qenë e interesuar ta shtynte përpara këtë çështje, tashmë do të diskutohej për pesë vjet të zbatimit të Asociacionit.

“Nëse Qeveria aktuale, e cila ka udhëhequr me vendin gjatë pesë vjetëve të fundit, do të kishte qenë e interesuar ta shtynte përpara çështjen e Asociacionit, besoni që tashmë do të kishim folur për raportin e pesë vjetëve të implementimit të Asociacionit dhe nuk do të kishim qenë në situatën se a është apo nuk është”, ka deklaruar ajo.

Kryeziu-Hyseni ka thënë se qëndrimi i Vetëvendosjes për Asociacionin është i njohur, ndërsa çdo deklaratë që bie ndesh me të nuk e përfaqëson qëndrimin e shtetit të Kosovës.

“E dini mjaft mirë cili është qëndrimi i VV-së për këtë çështje dhe çfarëdo lloj deklarate tjetër që bie në kundërshtim me të, nuk e përfaqëson qëndrimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

TË FUNDIT

TË FUNDIT