13.7 C
Mitrovice
E enjte, 2 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Pasojat e zemërimit dhe emocioneve negative te zemra

Emocioni i zemërimit është një nga më sfiduesit për shpirtin dhe organizmin. Zemërimi shpesh është burimi i zgjedhjeve të gabuara, marrëdhënieve të prishura dhe akteve të dhunës.

Por, trauma më e madhe që shkakton zemërimi është pikërisht në organizëm.

Zemërimi dobëson trurin, sistemin imunitar, tretjen dhe zemrën.

Çfarë pasojash ka zemërimi te zemra?

Hormonet e stresit siç janë adrenalina dhe kortizoli lëshohen me vrull në gjak gjë që shkakton skuqjen e lëkurës, ndjesinë sikur zemra të del nga kraharori dhe rritjen e tensionit të gjakut.

Këto simptoma i bëjnë njerëzit e prekur nga zemërimi kronik më të predispozuar të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Rreziku i të përjetuarit një atak në zemër besohet të jetë pesëfish më i lartë në dy orët e para pas zemërimit.

Nga ana tjetër, rreziku i goditjes nga ishemia është katër herë më i lartë pas çdo episodi zemërimi, thonë ekspertët.

Rreziku i sëmundjeve koronare si pasojë e zemërimit të shprehur ose jo është tepër i lartë.

Vetëpërmbajta dhe mosshprehja e zemërimit ka gjithashtu një ndikim të fortë te zemra, thonë mjekët.

Një qasje më e shëndetshme ndaj zemërimit është identifikimi i arsyeve dhe ndjenjave përpara se të humbet kontrolli.

Zemërimi konstruktiv, i cili ka të bëjë me shprehjen e ndjenjave në komunikim të drejtpërdrejtë me personin që ka nxitur këtë emocion, është një veprim i shëndetshëm që nuk shkakton probleme me zemrën.

Emocionet e tjera negative dhe shëndeti i zemrës

Zemërimi nuk është i vetmi emocion që ka një ndikim kaq të fortë te shëndeti i zemrës. Stresi, ankthi, frika dhe depresioni, të gjitha lënë nga një gjurmë të painjorueshme në shëndetin e zemrës.

Emocionet e vazhdueshme negative kanë lidhje të fortë me rrezikun e bllokimit të enëve të gjakut dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Këto emocione rrisin ndjeshëm nivelet e kimikateve që shkaktojnë inflamacion në trup.

Humori i mirë, qetësimi dhe meditimi ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Shkencëtarët thonë se shëndeti i zemrës nuk varet plotësisht te ushqimi, aktiviteti fizik apo mospirja e duhanit. Emocionet pozitive, e qeshura, humori, meditimi dhe marrëdhëniet sociale ndikojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. /agroweb

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT