Nesër në Kosovë do të mbajë mot më i qetë me vranësira, por edhe me intervale të gjata kohore me diell. Erërat do të qetësohen dukshëm. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta për këtë periudhë kohore. Mund të ketë riga të izoluara afatshkurtëra shiu.
Pasnesër në tërë rajonin do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Do të vazhdojë të jetë nxehtë. Erërat jugore do të fillojnë të fuqizohen përsëri. Të shtunën dhe të dielën në tërë rajonin do të kemi mot të nxehtë me erëra të vazhdueshme jugore./Gazeta Sinjali