Gazetari Valon Syla, ka reaguar në lidhje me raportimet për shpenzimet e bëra nga ana e Qeverisë për udhëtime që janë rreth 31 milionë, duke thënë se, afërsisht më këtë shumë më herët është rregulluar Një fabrikë e ujit sikur kjo regjionalja e jonë në Shkabaj, që e ka zgjidh problemin Prishtinës me ujë 24/7.
“O populli i Albin Kurtit a jeni ngi Vetëvendosje?”, ka thënë ai mes tjerash.
Postimi i plotë:
O populli i Albin Kurtit a jeni ngi Vetëvendosje?
Një fabrikë e ujit sikur kjo regjionalja e jonë në Shkabaj ka kushtu 30 milionë, që ja ka zgjidh problemin Prishtinës me ujë 24/7…
Qeveria e Kurtit e ka hongër një kesi fabrike të ujit e pak ma shumë, afërsisht 31 milionë euro veç në udhëtime. Edhe atë nen sakcione pra, pa kryer ndonjë marrëveshje, takim serioz, ose për ta sjell ndonjë investitorë të huaj…
Me këto para, kish mujt me ja zgjidh problemin për shembull regjionit të Klinës e cila ka shumë lumenj por ska ujë të pijshëm ende 24/7.
Ju jeni Social Media Demokratë të VVsë, ose Socialista me Shampanjë. Krejt Qeverisjen e kaluat në Greqi bre dreqi ju hongt, sa të pa përjetum ishit kon.
E ju populli i Albin Kurtit nginu Vetëvendosje, se e keni lyp. Nginu rrast. Bile pa ujë në 36 gradë celcius.




