28.1 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri arrin në 10

Është thelluar tragjedia në Shqipëri, si pasojë e tërmetit, me numrin e viktimave që vijon të rritet duke arritur në 10. Një tjetër person i pajetë është nxjerrë pak minuta më parë nga rrënojat e një prej pallateve të shembura në Thumanë. Bëhet fjalë për një vajzë të mitur. Vajza është viktima e katërt që regjistrohet në Thumanë, ndërsa personat e tjerë që kanë humbur jetën janë nga Durrësi dhe Kurbini. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit janë shpërndarë në zonat e prekura nga tërmeti me magnitutë 6,5. 28 persona janë shpëtuar nga rrënojat e pallateve në Thumanë dhe Durrws, por raportohet gjithashtu për një numër të konsiderueshëm njerëzish që kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e godinave të shembura në këto zona, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT