9.7 C
Mitrovice
E diel, 22 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Nisma: E kemi kaluar pragun me 5.012 për qind

Nisma Socialdemokrate thotë se e kanë kaluar pragun më 5.012% apo 42 mijë vota.

“Pas përfundimit të numërimit të votave të rregullta, atyre me kusht, votave të ardhura nga diaspora me kohe dhe atyre me vonesë Nisma dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.012% të votave”.

Kjo parti sërish ka thënë se janë të papranueshme ‘votat e kontrabanduara nga Serbia’, njofton Klan Kosova.

“Tendencat që përmes votave të kontrabanduara nga Serbia të minohet rezultati i dalë nga vullneti i rreth 839 mijë votuesve brenda dhe jashtë Kosovës janë të papranueshme! NISMA Socialdemokrate do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore dhe kushtetuese në mbrojtje të vullnetit të mbi 42,000 qytetarëve që kanë votuar NISMA Socialdemokrate dhe koalicionin e saj në zgjedhjet e 06 tetorit 2019!”.

Ndërkaq, KQZ-ja ende nuk ka shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit. Kjo do të bëhet pasi ky institucion do të merr konfirmimet nga dy institucionet tjera: Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT