3.4 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Ngjarja e madhe evropiane në Mitrovicë, gjashtë skuadra duan biletën e kualifikimit

Nga 27 deri më 30 shtator, në Mitrovicë do të zhvillohen kualifikimet e FIBA Europe Cup, gjegjësisht Grupi A, ku gjashtë skuadra do të garojnë për një vend.

Të martën do të zhvillohen dy ndeshje çerekfinale, kurse Sporting Lisbona dhe Anwerp i Belgjikës janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale.

Sfida e parë do të jetë ndërmjet Petrolina AEK dhe Thor nga ora 17:00, ndërsa ndeshja që po pritet me interesim të madh Gottingen dhe Trepçës, zhvillohet nga ora 20:00. Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Sportingun. Të mërkurën zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, ndërsa të premten finalja e madhe, ku do të mësohet se, kush do të kualifikohet në grupet e FIBA Europe Cup.

Pesë skuadrat e huaja kanë arritur dhe janë akomoduar, ndërsa kanë zhvilluar stërvitjet e para në “Minatori”.

‘Xehetarët’ janë nënkampionë të Kosovës dhe fitues të Kupës, kurse këtë edicion në Superligë e kanë nisur me tri fitore në tri ndeshje.

Interesimi në qytetin e Mitrovicës është i madh, ndërsa biletat kanë filluar të shiten. Çmimi është 10 euro për të gjitha ndeshjet.

Kjo është hera e parë që do të zhvillohet një ngjarje e tillë në Mitrovicë dhe kjo është pjesëmarrja e parë e mitrovicasve në FIBA Europe Cup.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT