Një grua që u diagnostikua me një formë të rrallë të kancerit të gjirit në fillim të shtatzënisë, ka lindur një fëmijë të shëndetshëm, transmeton Klan Kosova.
Mjekët në Loma Linda, Kaliforni paralajmëruan se Jade Devis, 36 vjeçare, do të kishte një shtatzëni të vështirë dhe mund të abortonte, pasi zbuluan një gungë në gjoksin e saj në muajin mars. Devis ishte në tremujorin e parë të shtatzënisë kur mësoi se ajo ishte në fazën e dytë me kancer të trefishtë të gjirit, një nga format më të rralla të sëmundjes.
Devis iu nënshtrua një lumpektomie, e cila është një heqje e pjesshme e indeve të gjirit, si dhe kimioterapi gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë. Ajo vazhdoi gjatë trajtimit rraskapitës dhe përfundoi të lindte fëmijën e mrekullueshëm, të quajtur Bradley, në korrik.
Qendra e Kancerit të Universitetit Loma Linda, trajtoi Devis dhe lëshoi një deklaratë, duke thënë: “Devis përfundon raundin e saj të fundit të terapisë me infuzion në fund të nëntorit, por ajo është mirënjohëse që ka djalin e saj. Doktorët e saj janë të sigurt se ajo do të jetë pa kancer në fund të trajtimit të saj”, vazhdoi deklarata.
Devis tha: “Unë doja ta mbaja fëmijën tim sepse nuk doja që dikush tjetër të më tregonte fatin time”.
“Zemra e tij po rrihte. Mund ta ndjeja atë brenda. Ai po luftonte, kështu që edhe unë duhej të luftoja”, tha më tej ajo, transmeton Klan Kosova.