17.4 C
Mitrovice
E diel, 5 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Ndikimi pozitiv i konsumimit të boronicës

Në trojet tona zakonisht rriten boronicat e egra, por këto janë pothuajse mrekullia e natyrës, transmeton Gazeta Metro.

Fruta të vegjël por që i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë. Boronica ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën.
Metro, ju ofron disa anë pozitive të konsumimit të boronicës:

Janë mbreti i ushqimeve antioksidante
Ato kanë kapacitetin më të lartë antioksidant ndër të gjitha frutat dhe perimet që konsumojmë zakonisht.

Ulin dëmtimin e qelizave
Kjo ndihmon shumë në mbrojtjen kundër plakjes dhe ndaj tumoreve. Dëmtimi i qelizave është pjesë e jetës së përditshme. Madje kjo ndodh dhjetra mijëra herë në ditë, në çdo qelizë të trupit.
Dëmtimi i qelizave është pjesë e arsyes që ne plakemi më herët apo më vonë dhe ky dëmtim luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjeve tumorale.

Ulin tensionin e gjakut
Në një studim Universitetit Mjekësor të Cleveland, SHBA, individë me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës vërejtën një ulje 4-6% të tensionit të lartë, pas konsumimit të 50 gramë boronica në ditë, për tetë javë.

Ndihmojnë në funksionimin e trurit dhe në përmirësimin e kujtesës
Antioksidantët përbërës të boronicave duket se kanë ndikime pozitive në funksionimin e trurit. Ato vonojnë rënien e funksioneve të tij të lidhura me moshën.
Një studim që zgjati gjashtë vjet, ku morën pjesë 16,010 të moshuar vërtetoi se boronicat dhe luleshtrydhet vonuan plakjen me deri 2, 5 vjet./gazetametro

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT