27.6 C
Mitrovice
E premte, 6 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Natyra Kuçi e PSD’së godet Kurtin: I ndërron qëndrimet kur i konvenon

Kandidatja për deputete nga Partia Social Demokrate, Natyra Kuçi, ka thënë se Albin Kurti i ndryshon qëndrimet e tij kur atij i duhen, duke i përmendur disa nga qëndrimet që ai ka ndërruar, transmeton Gazeta Metro.

Natyra Kuçi në Blic Intervistë ka thënë se Vetëvendosje është shembull që nuk duhet ndjekur, sa i përket ndërrimit të qëndrimeve dhe se partia e saj nuk do t’i ndjekë hapat e tyre. “Kjo mënyrë e politikëbërjes e tregon një fundosje dhe është shembull që nuk duhet të ndjeket për ndërrim të qëndrimeve. PSD është një parti që nuk duhet me i ndjekë hapat i VV’së, sepse për atë kemi dalë’’, ka thënë ajo. Tutje ajo ka folur edhe për ndërrimin e qëndrimeve të VV’së dhe Albin Kurtit. “Ata i ndërruan qëndrimet, qoftë për ndeshjen e Kosovës, për votat e Serbisë, Bashkimin Kombëtar, karshi momentit kur atyre u duhen votat dhe për mua me të vërtetë është shqetësuese. Albin Kurti përshtatet vetëm se a i duhen votat dhe në cilën fazë është. Kur kishte frikë se do i humbiste votat, nuk e përmendi as Kosovën as ekipin’’, ka shtuar Kuçi. Natyra Kuçi është deputetja e vetme e zgjedhur nga PSD, me rezultatet përfundimtare të deri tanishme të KQZ’së./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT