18.7 C
Mitrovice
E martë, 30 Prill, 2024
spot_imgspot_img

MPB: 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar nga Serbia, 5 prej tyre janë liruar

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka thënë se dhjetë pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë në mesin e të ndaluarve në kalimet kufitare Merdar, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë e Serbisë.

Ministria ka njoftuar se pesë janë liruar e pesë të tjerë janë në mbajtje ende.

“Institucionet përkatëse janë në proces të sigurimit të informacioneve të sakta për të sqaruar situatën e krijuar por nga ato që posedojmë deri tash, në ndalim kanë qenë 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës (shqiptarë dhe serb) të cilët janë ndaluar në kalimet kufitare Merdar, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. 5 nga ta janë liruar ndërsa 5 ndodhen akoma në mbajtje, duke përfshirë edhe Zëvëndësdrejtorin Jankovic”, ka njoftuar MPB.

Ministria ka shtuar se që pas miratimit nga Asambleja Parlamentare të raportit që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, automjetet me qytetarët e Kosovës janë vënë në shënjestër të autoriteteve serbe.

“Qytetarët tanë janë mbyllur në zyret e autoriteteve të Serbisë me orë të tëra dhe nga persona të ndryshëm janë intervistuar për pjesëmarrjen apo lidhjet e tyre eventuale me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo me luftën në Kosovë… Ky akt i Serbisë duke i’u ndaluar lëvizjen dhe duke i maltretuar për mbi 20 orë qytetarët tanë pa dallim moshe dhe gjinie, shkelë çdo normë njerëzore e mbi të gjitha është shkelje flagrante e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar më tej.

MPB-ja ka bërë të ditur se pa ndonjë sqarim nga autoritetet serbe, nga mëngjesi po mbahet edhe zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Dejan Jankoviq. Sipas informacioneve të MPB-së, Jankoviq është dërguar në Rashkë “dhe duke njohur këtë praktikë të përsëritshme të Serbisë ndaj qytetarëve dhe zyrtarëve policor, i njëjti intervistohet nga akterë të ndryshëm shtetërorë të Serbisë”.

“I bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë për lirim të menjëhershëm të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të ndaluar pa asnjë arsyetim dhe në shenjë hakmarrje për Republikën e Kosovës. Ndërkaq, kërkojmë nga i gjithë faktori ndërkombëtar të dënohet fuqishëm kjo sjellje e Serbisë karshi qytetarëve të Republikës së Kosovës. Të tilla akte janë bërë vazhdimisht nga ky shtet për çka ritheksojmë se në burgjet e Serbisë tashmë ka shumë qytetarë që mbahen padrejtësisht për të njëjta motive ndaj vendit tonë”, ka thënë tutje.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT