spot_img
spot_img

Kurti: Miratimi i ligjit për pastrimin e parave hap rrugën për integrimin e Kosovës në SEPA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar deputetët që votuan dje në lexim të dytë ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e terrorizmit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se miratimi i këtij ligji i mundëson Kosovës të përmbushë kushtin e fundit për integrimin në sistemin evropian të pagesave SEPA (Single Euro Payments Area).

“Dua të shpreh falënderimin tim për deputetët që dje votuan në lexim të dytë ndryshim/plotësimin e ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit.

Miratimi i këtij ligji i mundëson Kosovës të plotësojë edhe kushtin e fundit për t’u integruar në sistemin evropian të pagesave SEPA (Single Euro Payments Area).

Ky integrim mundëson transferta bankare të parave me kosto shumë më të ulët dhe do t’u kursejë qytetarëve, bizneseve e mërgatës tonë rreth 58 milionë euro në vit nga tarifat e reja.”, ka shkruar Kurti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT