Reperi Mozzik së fundmi ka dhënë një intervistë për mediumin gjerman “20min.ch”, ku përveç muzikës, ka folur edhe për jetën e tij private, shkruan GazetaBlic. Duke qenë se tashmë ish bashkëshortja e tij, Loredana Zefi po akuzohet nga një çift zviceran për mashtrim të 700 mijë frangav, Mozzik ka folur edhe për këtë çështje e cila bëri bujë të madhe muaj më parë.
Mozzik ka folur pikërisht për ditën kur policia bastisi shtëpinë e tyre, dhe momentin kur morën Loredanën. Ishte tre ose katër ora e pasdites. Zyrtarët e policisë po silleshin aty afër dhe unë u ofrova diçka që të hanin dhe të pinin. Isha në shok sepse nuk e dija për çfarë bëhej fjalë. Ishte ndjenjë shumë e keqe”, tha ai.
Gjithashtu reperi ka shtuar se edhe nëse do dalë që është e vërtetë, ai do mendoj se vërtetë Loredana nuk e ka bërë një gjë të tillë. “Policia kreu një kontroll në shtëpi. Unë mendoj se morën fatura. Pastaj Loredana duhej të shkonte me ta për t’iu përgjigjur disa pyetjeve. Ndërkohë, unë kam qenë duke pritur me Hanën në shtëpi. Më vonë zgjodha përsëri Lorin. Jo. Unë dua të besoj që ajo nuk e bëri atë. Shpresoj që ajo nuk e bëri atë. Edhe sikur të doli që ajo e bëri, unë do të mendoja se nuk e bëri”, tha ai./GazetaBlic