Moti gjatë ditës së nesërme pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të pakta në disa zona.
Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të variojnë nga 12 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës maksimalet pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor, me intensitet të lehtë deri mesatar.
Qytetarët pritet të kenë një ditë me kushte të favorshme atmosferike dhe pa ndryshime të mëdha të motit.
/GazetaSinjali/




