10.3 C
Mitrovice
E diel, 5 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Mogherini për negociatat: Gabim historik

Kryediplomatja evropiane, Federica Mogherini ka thënë se udhëheqësit e bllokut kanë bërë një “gabim historik” kur ata nuk arritën të bien dakord për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fillim të kësaj jave.

Mogherini shprehu keqardhje se liderët evropianë nuk arritën marrëveshje përkundër “përparimit të jashtëzakonshëm të arritur nga të dyja vendet dhe kundër këshillave të Komisionit Evropian.”

Presidenti francez Emmanuel Macron ishte kundërshtari më i zëshëm i bisedimeve të anëtarësimit duke argumentuar se procedurat e zgjerimit duhet së pari të përmirësohen para se të lejonin vendet e reja në bllokun prej 28 anëtarësh.

“Është shumë më tepër sesa një mundësi e humbur: është një gabim historik, i cili shpresoj se mund të ndryshohet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, transmeton Klan Kosova.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT