1.5 C
Mitrovice
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Modeli i katërt nga Lamborghini do të dallojë shumë prej modeleve të deri tanishme

Vetëm se nuk pritet të arrijë, para katër viteve të ardhshme.

Deri më tani, modelet Aventador, Huracan Evo dhe Sian, janë shumë të pëlqyera, derisa përditësimet e ndryshme kanë bërë që të vazhdojnë të mbesin në treg.

Këtyre makinave, në të ardhmen pritet t’ju shtohet edhe modeli i katërt, që do të dallojë shumë prej modeleve të deritanishme, sepse do jetë një makinë tërësisht elektrike.

Autocar raporton se ky model do të bazohet shumë në konceptin Asterion, që e kemi parë më para pesë vitesh, ndërsa do të ketë edhe ngjashmëri të madhe me Estoque, të prezantuar më 2008.

Sipas raportit, ky Lamborghini do të arrijë më 2025, ndërsa do të jetë tërësisht elektrik, për dallim prej makinave të deritashme që janë me djegie të brendshme ose hibride. “Kur flasim për modelin e katërt, do të ketë ndryshim të madh dhe motorët elektrikë janë fokusi ynë” ka thënë shefi i Lamborghini, Maurizio Reggiani.

Megjithëse Porsche Taycan ka arritur, derisa Audi e-tron vjen gjatë vitit që vjen, të dyja janë me platforma të njëjta. Andaj, Lamborghini nuk po nxiton që ta sjellë makinën e re, sepse dëshiron që gjithçka të bëjë sa më mirë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT