6.7 C
Mitrovice
E premte, 19 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Audi RS Q8 thyen rekordin e Mercedes AMG GLC 63 S (VIDEO)

Audi ka zgjeruar prodhimin e serive sportive. Pas Q8 dhe SQ8, prodhuesi gjerman po planifikon ta nxjerrë edhe serinë RS Q8. Pas publikimit të këtij modeli u bë edhe testimi në një nga pistat më të njohura “Nurburning”.

Kjo veturë e ka thyer rekordin për kohën më të shpejtë për kategorinë e veturave SUV, të cilin më parë e mbante vetura Mercedes-Benz AMG GLC 63 S. Modeli RS Q8 këtë pistë e kaloi për 7 minuta e 42 sekonda, shtatë sekonda më shpejt se rekordi i mëparshëm.

“Audi RS Q8 ka motor me vëllim prej 4,0 litrash, me tetë cilindra, i cili prodhon 600 PS, njësoj si modelet RS6 dhe RS7. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3,8 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në mënyrë elektronike në 250 kilometra në orë“, shkruan Motor Trend përcjellë Klan Kosova. Ky model ka 600 kuajfuqi dhe ka një çmim prej 127 mijë eurosh.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT