22.3 C
Mitrovice
E diel, 5 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Mjekët në Kardiokirurgji të QKU-së e shpëtojnë pacienten 30-vjeçe me disekcion të aortës

Një ekip i mjekëve të Klinikës së Kardiokirurgjisë kanë kryer me sukses një intervenim tek një paciente 30-vjeçare me disekcion të aortës (çarje të aortës).

Pacientja kishte pësuar çarje të aortës dhe grumbullim të gjakut në qesen e zemrës (tamponadë). Disekcioni e kishte sjellë pacienten në gjendje të shokut hemorragjik si pasojë e komplikimeve.

Operacioni është realizuar në mëngjes të datës 10.12.2019 dhe ndërhyrja ka kaluar pa komplikime dhe pacientja është liruar në shtëpi.

Ky operacion është realizuar nga kardiokirurgu Dr. Rifat Brahimaj, ndërsa në intervenim kanë marr pjesë edhe Dr. Shpejtim Shurdhiqi, Dr. Ngadhnjim Arifi, ndërsa anestezioni është udhëhequr nga anesteziologu Dr Voltan Shukriu.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT