1.2 C
Mitrovice
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Mjekët kundërshtojnë Kurtin, kërkojnë të punojnë edhe në sektor privat

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht kreu i saj, Albin Kurti, ka paralajmëruar që mjekët duhet të përcaktohen nëse duan të punojnë në institucionet publike shëndetësore apo ato private.

Ndërkohë, mjekët këtë paralajmërim të Kurtit e konsiderojnë të paarsyeshëm dhe të padrejtë.

Kurti ditë më parë ka deklaruar se gjatë qeverisjes se tij, mjekët nuk do të kenë mundësi të punojnë në dy sektorë.

Por, një gjë e tillë po kundërshtohet ashpër nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Pleurat Sejdiu që udhëheqë këtë organ, thotë se një vendim i tillë do të ishte i pranueshëm, nëse do të vlente për të gjithë sektorët.

“Problemi është i shtruar në dy nivele, pse vetëm mjekët, pse jo edhe tjerat profesione. Pse një profesor ka të drejtë të bëj mësim edhe në privat edhe në publik, pse mjeku jo pse një ekonomist punon në institucione publike, pasdite është kontabilist i kompanisë së madhe, ose një jurist ne kompani private, ka qene një tentim’’, ka thënë Pleurat Sejdiu.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT