Gjithmonë jemi mësuar të shikojmë gola spektakolarë nga goditja e dënimit nga Alban Meha, i cili vazhdon të shfaqë mjeshtërinë e tij.
Mesfushori 33-vjeçar ka dhuruar përsëri spektakël nga goditjet e dënimit.
Meha aktivizohet me Kesel në divizionin e pestë në Gjermani, skuadër e cila ndodhet në vendin e tretë.
Pikërisht këta të fundit fituan me rezultatin 4-1 në shtëpi ndaj Ualdgirmes, ku protagonist ishte edhe futbollisti shqiptar.
Meha ishte autori i golit të parë për ekipin e tij, teksa kthehu në gol një goditje dënimi, diçka për të cilat ai edhe shquhet.