18.4 C
Mitrovice
E shtunë, 7 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Mitrovica e Drenica gjithmonë me vëllezërit shqiptar

Kudo në trevat shqiptare, qytetarët po solidarizohen me familjet e prekura nga tërmeti i sotëm në Shqipëri, ku la të vdekur dhjetëra persona e mbi 600 të plagosur. Shumë kosovarë, tashmë po u dalin në ndihmë vëllezërve e motrave shqiptar, derisa shumë pako ushqimore, veshmbathje, madje edhe mjete financiare janë nisur drejt Shqipërisë. Ndërsa, në shumë sheshe të qyteteve po vazhdon grumbullimi i ndihmave.

Edhe Mitrovica e Skenderaj, tashmë kanë bërë gati pakot, që do t’i nisin në shtetin amë. Në Skenderaj do të vazhdohet deri në orët e vona të grumbullohen ndihma, ndërsa kjo iniciativë do të vazhdohet edhe nesër nga ora 09 00. GazetaBlic.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT