Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural pritet të hapë së shpejti zyrat e reja në veri të Mitrovicës.
Objekti ku do të vendosen këto institucione ndodhet në rrugën “Kralj Petra”, ku më herët ka operuar posta e Serbisë.
Sipas burimeve të Indeksonline, në këtë hapësirë tashmë janë zhvendosur Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë dhe Agjencia e Pyjeve.
Punimet në objekt janë në fazën përfundimtare dhe hapja zyrtare pritet të ndodhë së shpejti.
Me këtë lëvizje, Ministria po largohet nga objektet me qira ku ka operuar deri më tani, duke synuar përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e prezencës institucionale në veri të vendit. /IndeksOnline/



