28.3 C
Mitrovice
E diel, 27 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Milot Rashica, njeriu i ndeshjes Werder Bremen – Heidenheim

Me shpresën maksimale se do të vazhdojë kështu edhe në ndeshjet ndërkombëtare për Kosovës, sidomos ato dy të fundit dhe vendimtaret për kualifikimin tonë në EURO, gjithmonë duke mos llogaritur ndeshjet e “Play-Off’it” në Ligën e Kombeve.

Fjala është për Milot Rashicën, i cili sonte ka shkëlqyer me skuadrën e tij, Werder Bremen, shkruan GazetaBlic.

Werderi shënoi fitore bindëse 4-1 ndaj Heidenheim, për t’u kualifikuar kështu në raundin e 1/8-ës së finales në DFB Pokal, kompeticionin ku edhe në edicionin e kaluar e tha fjalën kryesore, por që për një lëvizje fati nuk preku dot finalen e madhe.

Ylli i Kosovës shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e gjashtë, derisa performanca e jashtëzakonshme në vazhdim të saj, padyshim se ka lënë gjurmë të pashlyeshme.

Ai është zgjedhur futbollisti më i mirë i ndeshjes, ndërsa ka qenë vetë anësori i kombëtares “verdhë e kaltër” që nuk ka nguruar ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale këtë informacion.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT