15.2 C
Mitrovice
E premte, 17 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Milioneri e tronditë të dashurën në ditën e fejesës: Je e lirë, shko në pushime me atë që më tradhëtoje

Fejesa luksoze e një milioneri italian rezultoi që të ishte thjesht një kurth i mirëpërgatitur për partneren e tij, të cilën e akuzoi publikisht për tradhti.

Sipas Daily Mail, të ftuarit janë tronditur nga ajo që ndodhi në pallatin e 64-vjeçarit Massimo Segre në Torino. Ato kishin ardhur për të festuar fejesën e bankierit me 47-vjeçaren Christina Seimandi, por në fund dëshmuan ndarjen e tyre publikisht. Në fjalimin e tij, milioneri zbuloi se partnerja e tij e tradhtonte, madje i tha që të shkonte në Mykonos me të dashurin e saj, pasi ai ia ka paguar të gjitha.

“Dua t’i jap Christina-s lirinë për të dashuruar. Më konkretisht, të duash një person tjetër, një avokat të dalluar për të cilin padyshim që kujdeset më shumë se sa unë. E dashura ime Christina, e di sa e dashuruar je me të shpirtërisht dhe sek. Mos mendo se më vjen mirë të dukem si një qyqe para të gjithëve… Është një histori banale e tradhtisë para se të bëhet dasma. Jam shumë i zhgënjyer dhe i trishtuar”, tha ai.

Menjëherë pasi Segre mbaroi fjalimin e tij, dritat u zbehën dhe ai u largua. Sipas mediave, shumë nga të ftuarit e festës u mërzitën nga mënyra se si miku i tyre milioner zgjodhi të trajtonte ndarjen e tij, duke i përdorur si shikues.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT