spot_img
spot_img

Pllashniku që lypi burg për veten, kërkon ndihmë institucionale për ta takuar kryetaren e Gjykatës Speciale

Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, i cili kishte kërkuar të burgosej nga indinjata me aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Drejtësisë për t’u takuar me kryetaren e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

Plashniku i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar mbështetje institucionale për realizimin e këtij takimi.

Ai ka kërkuar që ministria ta ndihmojë atë në lehtësimin e komunikimit dhe në përcjelljen e kërkesës së tij për takim me Trendafilovën.

Pllashniku ka thënë së fundmi se është “duke i përgatitë letrat” për të hyrë në burg.

TË FUNDIT

TË FUNDIT